Një burrë që po pastronte makinën e tij gjeti një biletë lotarie që rezultoi të ishte një fitues prej 50,000 dollarësh. Burri nga Filadelfia tha se e bleu biletën më 4 qershor në Qarkun e Baltimores. Burri tha se po pastronte makinën e tij më shumë se një javë më vonë kur e zbuloi se ishte fitues. “Isha në ekstazë kur kuptova se fitova”-tha ai. Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të paguar faturat dhe për të rritur kursimet e tij.
Ndërkaq, një grua nga Karolina e Veriut tha se burri i saj parashikoi se ajo do të fitonte çmimin e madh pak para se të fitonte 150 mijë dollarë. Banorja e Nashvillit, Patricia Battle, tha se burri i saj parashikoi një fitore të madhe për të. “Ai gjithmonë më thoshte, do të fitosh çmimin e madh”-tha ajo. Battle vizitoi EZ Stop në East Washington Street në Nashville dhe zgjodhi një biletë Super Loteria prej 5 dollarësh.
“Diçka më tha ta merrja atë biletë”-kujtoi ajo. Patricia u trondit kur zbuloi një çmim prej 150,000 dollarësh. “Isha aq nervoze sa nuk munda as të kthehesha në shtëpi me makinë”-tha ajo. Ndërkaq, një mbrëmje e zakonshme për të blerë një picë u kthye në një moment që ndryshoi jetën e Dennis dhe Annette Huber, një çift pensionistësh nga Missouri. Më 12 maj, ndërsa prisnin porosinë në një restorant, ata kuptuan se nuk kishin para të vogla për bakshish. Dennis vendosi të kalonte rrugën për të thyer paratë në një dyqan ushqimor, por në vend të kësaj, bleu një biletë gërvishtëse prej 20 dollarësh.