Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini u dakorduan për mbajtjen e një samiti mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Lajmi vjen pas bisedimeve të mbajtura në Moskë mes presidentit Putin dhe këshilltarit të Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Takimi pritet të zhvillohet nga mesi i muajit të korrikut, kur Trump do të jetë në Europë për vizitat e tij të planifikuara më herët në Belgjikë dhe Britani. Takimi pritet të zhvillohet në një “vend të tretë”.