Shumë shpejt, pritet që Autoriteti Rrugor Shqiptar të çelë tenderin për të hapur korsinë e bllokuar në rrugën Tiranë- Elbasan. Shkak për bllokimin u bë shembja e një masivi shkëmbor në afërsi të fshatit Mamël. Tashmë është miratuar zgjidhja teknike për të ndërhyrë në rrugë dhe shumë shpejt do të nisin punimet për të rikthyer normalitetin në qarkullim.