Bota

Seanca e fundit e Parlamentit Europian mbyllet me performancë muzikore

“Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Europën të bashkuar. Le të rindërtojmë ‘Notre Dame’-in dhe gëzuar Pashkët”. Këto janë fjalët që eurodeputeti nga Sllovakia, Lojze Peterle zgjodhi për kolegët e tij, në mbylljen e sesionit të fundit të Parlamentit aktual Europian. Ai luajti me harmonikë edhe himnin e Bashkimit Europian, “Ode to Joy”. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit Europian, përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.