Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u takua në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping në klimën e rritjes së tensioneve diplomatike, ushtarake dhe ekonomike midis dy superfuqive. Vizita e sekretarit Mattis është sfumuar disi nga zemërimi i Pekinit rreth vendimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa të larta mbi importet kineze, duke bërë që edhe Kina të reagojë me masat e saj ndaj mallrave amerikane.