Pas shqyrtimit të kërkesës së socialistëve për përjashtimin me një muaj të kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi nga punimet e Kuvendit, Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë të hënë vendosi lënien e masës në fuqi për 15 ditë.
14 deputetë socialistë kërkuan përjashtimin e Bardhit nga punimet e parlamentit, sipas tyre, lidhur me ofendimet që ligjvënësi demokrat drejtoi ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e quajtur “zar i Ballës” në seancën plenare të së enjtes së kaluar, më 16 tetor. Përjashtimi erdhi në vijim të disa paralajmërimeve të dhëna nga Peleshi.
Vetë Bardhi, në një prononcim për gazetarët pas përjashtimit nga seanca, e quajti masën disiplinore pjesë të një “skenari” të ndërtuar për të kaluar raportimet e institucioneve të drejtësisë pa diskutime.
Masat disiplinore që i jep kllouni i Taulant Ballës, nuk ka patur Kuvendi një kryetar më të dobët, ky është i nivelit që zbaton urdhrat e Taulant Ballës.
Skenari ishte të ndërprisnin debatet, duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë se mund ta shndërrojnë Kuvendin, ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja.