Ndërsa Konferenca Ndërqeveritare është vetëm pak orë larg, Gazment Bardhi tha se Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të procesit të integrimit me më shumë kushte dhe mosbesim nga BE.
“Nën drejtimin e Edi Ramës opozita dhe qytetarët nuk janë trajtuar kurrë si parterë në një proces kombëtar gjithpërfshirës, por si armiq. Ndërsa integrimi është përdorur si propagandë dhe dekor politik sa herë ka zgjedhje. Me opozitën në tryezën e negociatave, Edi Rama nuk do të mund të fshihte dot vonesën 6-mujore të këtij procesi dhe këtu po i referohem vetëm kohës për hartimin dhe miratimin për IBAR pa llogaritur kohën. Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të integrimit me më shumë kushte dhe mosbesim. As fotografitë dhe shmanpanja s’e fshehin dot se grupkapitulli themelor, BE i vendosi Shqipërisë plot 34 kushte shtesë, të gjitha më të rënda asnjë letësim. Problem s’është vetëm numri i kushteve. Për herë të parë BE ka kthyer në kushte zyrtare çështjen sesi po qeveriset Shqipëria, imunitet për korrupsionin, pastrim i parave në ndërtim, mungesë e konkurrencës në tendera dhe koncensione. Në dokumentin e mëparshëm flitet për korrupsionin si shqetësim serioz. Më parë lufta kundër korrupsionit nuk ishte kusht në negociata. PasiRrama rrëzoi kërkesën për arrestim e Belinda Ballukut, BE ka vendosur si kusht heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Ky akt ka rënduar ndjeshëm pozitat e Shqipërisë dhe ka ulur ndjeshëm besm e Brukselit te Tirana zyrtare. Sot BE kërkon zyrtarisht parandalimin e rrjetit të patronazhimit dhr pushtetit institucional si mjet pushteti. BE kërkon përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Sot, qëndron kushti i BE për mbikëyqrje efektive dhe të papenguar të qeverisë nga parlamenti. Sot BE identifikon ndërtimin si sektor të ekspozuar ndaj korrupsionit, parasë informale dhe pastrimit të parave. Pas 13 vitesh, Shqipëria po hyn në BE me më shumë mosbesim, kushte dhe sinjale alarmi”, tha Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PD tha se do të paraqesin në Kuvend 3 nisma ligjore në ditët në vijim që synojnë të adresojnë kushtet që BE ka vendosur.
“PD nuk do të humbasë kohë me retorikë boshe, por do të nisë përkthimin në akte konkrete kushte që BE i ka vendosur Shëipërisë. Gjatë ditëve në vijim do të depozitojmë në Kuvend 3 nisma ligjore:
-Shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Ky ligj i papajtueshëm me frymën europiane të konkurrencës ka prodhuar pabarazi, mungesë konkurrence, grabitje pronash.
-Iniciativë për dekriminalizimin e plotë të shpifjes ndaj gazetarëve duke ndërmarrë një hap konkret duke i dhënë fund presionit politik apo penal ndaj tyre. Gazetarët që vuajnë autocensurën, censurën nga pronarët mos të përballe me presionin.
-kriminalizimin e plotë të pastrimit të parave”, tha Bardhi.