Health & Beauty Lifestyle

Sekreti që shumë prej jush nuk e dinë për pastrimin e shtëpisë!

A e keni ditur se një kokërr limon mund të bëjë “magji” në shtëpinë tuaj? Thjesht prini një limon në dysh dhe vendoseni në një tas me ujë brenda mikrovalës. Nxehni për 3-5 minuta dhe avulli do të zbusë mbetjet e ngjitura. Më pas, fshijeni me një pecetë dhe mikrovala do të duket si e re, pa përdorur kimikate të forta. Ky truk funksionon gjithashtu për pastrimin e tavolinave, sipërfaqeve të kuzhinës dhe madje edhe mbajtjen larg të erërave të pakëndshme. Përveçse është natyral dhe i sigurt, limoni lë një aromë të freskët që përmirëson ambientin e shtëpisë. Pra, herën tjetër nëse doni një pastrim të shpejtë dhe të thjeshtë, provoni këtë sekret të vogël që shumë nuk e njohin.

Mbajtja e shtëpisë së rregullt shpesh duket si një punë e pafundme, sidomos kur ka fëmijë. Ndonjëherë duket sikur njeriu vetëm pastron, ndërsa detyrat e përditshme vetëm shtohen. Rregulli i një minute, i njohur falë autores Gretchen Rubin, ofron një zgjidhje të thjeshtë: çdo herë që hasni diçka të çrregullt ose një detyrë që zgjat një minutë ose më pak, bëjeni menjëherë. Kjo do të thotë të vendosni këpucët në dollap, të fshini tryezën pas ushqimit, të palosni rrobat e thata ose të rregulloni jastëkët në divan. Duke i kryer këto detyra të vogla menjëherë, shmanget grumbullimi i tyre dhe shtëpia mbetet e pastër pa pasur nevojë për pastrime të gjata e të lodhshme.

Ndërkaq, përdorimi afatgjatë i produkteve të pastrimit në shtëpi apo në vendin e punës mund të dëmtojë seriozisht mushkëritë, veçanërisht tek gratë, paralajmërojnë studiues nga Norvegjia. Studimi i tyre, i cili zgjati 20 vjet dhe përfshiu mijëra të rritur, tregoi se ekspozimi i shpeshtë ndaj kimikateve të pastrimit shkakton dëmtime të përhershme në sistemin e frymëmarrjes, rrit rrezikun për astmë dhe përshpejton rënien e funksionit të mushkërive, një dëmtim që krahasohet me atë të shkaktuar nga pirja e duhanit. “Këto janë të dhëna jashtëzakonisht serioze. Përdorimi i vazhdueshëm i sprejve dhe produkteve agresive të pastrimit shkakton acarim kronik të rrugëve të frymëmarrjes dhe një rënie të vëllimit të mushkërive”-theksuan studiuesit.