Një studim i publikuar në revistën “Sex Roles” ka hedhur dritë mbi ndikimin që ndarja e pabarabartë e detyrave shtëpiake ka në jetën intime të çifteve heteroseksuale. Sipas kërkuesve, gratë që marrin përsipër shumicën e punëve të shtëpisë raportojnë nivel më të ulët të dëshirës seksuale dhe kënaqësi të reduktuar në marrëdhënie.
Studiuesit theksojnë se problemi nuk lidhet me mungesën e dashurisë apo romancës, por me lodhjen mendore dhe pabarazinë emocionale që lind kur një partner – zakonisht gruaja – mban mbi supe përgjegjësinë për pastrimin, gatimin dhe menaxhimin e përditshëm të jetës në familje.
Kur njëra palë ndjen se mban gjithçka mbi shpinë, krijohet një lodhje e padukshme që e zbeh dëshirën për afërsi
-thotë një nga autorët e studimit.
Ekspertët theksojnë se ndarja e drejtë e punëve të shtëpisë është thelbësore për mirëqenien emocionale dhe ruajtjen e lidhjes intime mes partnerëve – nuk është thjesht “ndihmë”, por një mënyrë për të ndërtuar respekt dhe balancë në çift.
Nëse dikush pyet veten pse partnerja nuk është “në humor”, ndoshta është koha të nisë nga gjërat e vogla – si enët e palara.