Ditën e kaluar këngëtarja shumë e dashur e publikut Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj të 28-të.
Teska festa e saj shumëngjyrëshe dhe me xixa mori vëmendjen e medias, fansat në fakt vunë re diçka tjetër që mund të lidhet me të.
Ish i dashuri i saj The Weeknd publikoi në ditën e saj të lindjes projektin e tij më të ri muzikor “Snowchild”.
Fansat e dyshes spekulojnë se ai e ka publikuar me qëllim këtë prurje muzikore si dedikim për Selenën pasi kjo është kënga e saj e preferuar nga albumi i fundit i këngëtarit kanadez.
Selena në fakt e ka postuar dy herë këtë këngë në rrjetet sociale dhe ky detaj nuk mund të mos vihej re. Mos ndoshta do të kemi të reja nga ish-çifti i shumëpërfolur?!