Këngëtarja e famshme Selena Gomez është rikthyer fuqishëm në industrinë e muzikës me dy projektet më të reja muzikore “Lose You To Love Me” dhe “Look at her Now”.
Bukuroshja 26-vjeçare ka thyer rekord në klasifikimet amerikane me hitin e saj “Lose You To Love Me”. Selena është këngëtarja e parë në historinë e muzikës që mban njërkohësisht vendin e parë në “Billboard Hot 100” dhe “Rolling Stone 100”.
Gjithashtu kjo është hera e parë në karrierën e saj që zë vendin e parë në chart-et muzikore. Le të themi që këto këngë kaq personale për marrëdhënien e saj me Justin Bieber sollën frytet e tyre.
Kujtojmë se të dyja klipet e këtyre prurjeve janë xhiruar me iPhone.