Showbiz

Selena Gomez zbulon arsyen përse nuk u shfaq në Met Gala

Këngëtarja e famshme Selena Gomez më në fund zbuloi arsyen përse nuk u shfaq në Met Gala dy ditë më parë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja 26-vjeçare rrëfeu se është mbylur në studio pasi është duke punuar mbi projekte të reja muzikore.

Burime pranë saj kanë treguar se Selena është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe mendore. Ajo e kalon kohën mes studios dhe daljeve me miqtë e saj të ngushtë.

Sa i përket lidhjeve romantike, ajo momentalisht e ka lënë pezull këtë anë të jetës së saj.