Aktualitet

Sërish humbje jete nga COVID-19 në vend, në Kosovë situatë e rëndë; 12 vdekje në 24 orë

6 humbje jete të moshës 69–90 vjeç. dhe 317 raste të reja me COVID-19 u shënuan në 24 orët e fundit në vend. Në përditësimin e bilancit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 529 qytetarë të shëruar për një total prej 96 mijë e 129 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, nga të cilët 16 në terapi intensive, e 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.

Sa i përket rasteve, Tirana ka shumicën e të prekurve.

87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19:

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Bluzat e bardha u kërkojnë qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Ndërkaq Kosova raportoi 12 viktima  nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 871 raste ditore. Shifrat tregojnë rëndimin e situatës në vend nga pandemia, ndonëse Prishtina zyrtare së fundmi ka ashpërsuar masat kufizuese. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë janë shëruar edhe 642 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 14 mijë e 120.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, tha se kontigjenti tjetër i vaksinave AstraZeneca kundër koronavirusit, pritet të arrijë në Kosovë në fund të muajit prill, ose në fillim të majit.

Komentet Arben Vitia i bëri pas inspektimit të vaksinimit të të moshuarëve mbi 85-vjeç. Ministri kosovar i Shëndetësisë tha se deri tani nuk është shënuar asnjë rast me efekt anësor nga vaksinat.