Tjetër lëkundje u regjistrua në vendin tonë, deri tani e pesta për sot. Në 14:26 minuta u raportua për një tërmet në distancën 8.5 km në veri-lindje të Bajzës, në thellësinë 23 km. Magnituda e tij ishte 4.1 e shkallës Rihter dhe u ndje deri në Tiranë ndërsa nuk raportohen dëme.
Mëngjesin e sotëm, u regjistruan katër lëkundje, sërish pa dëme e në afërsi të Koplikut.
E para ishte në orën 04:19, e magnitudës 4 Rihter dhe u regjistrua 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës, në thellësinë 15 km.
Sipas të dhënave të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, tërmeti i dytë u shënua 9 minuta pas të parit, pra në 04:28, me magnitudë 2.1, 14 km në verilindje të Koplikut, në thellësinë 25 km.
Në orën 04:38 u regjistrua lëkundja e tretë, 3.4 Rihter, 12 km në verilindje të Koplikut e në thellësinë 22 km.
Lëkundja e katërt ndodhi në 09:04 minuta, me magnitudë 2.1, në afërsi të Koplikut e në thellësinë 25 km.