Durrësi pritet të shënojë bum vizitorësh këtë sezon veror. Deri tani sipas Autoritetit Portual kanë prenotuar 27 kroçera për lundrime drejt qytetit bregdetar. Ndërkaq edhe për 2020-n kanë prenotuar 8 anijet e para me turistë si Monet, “Seven Seas Voyager”, “Nautica”, “Sea Cloud”, “Sirena”, apo “Seaborn Encode”. Sezoni turistik në Durrës këtë vit ka nisur më shpejt dhe është parashikuar të zgjasë mbi 9 muaj.