Bizneset që duan të menaxhojnë stacione plazhi gjatë sezonit turistik veror 2026 duhet të aplikojnë brenda ditës së sotme. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, rikujtoi se sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.
Sipas tij, subjektet që plotësojnë kriteret ligjore mund të finalizojnë aplikimin në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, në mënyrë që të përfshihen në sezonin e ri turistik.

Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit theksojnë se respektimi i këtij afati është i rëndësishëm për organizimin e stacioneve të plazhit dhe përgatitjen e sezonit veror.
Sot është afati i fundit për të aplikuar për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2026!
Të gjitha subjektet që plotësojnë kriteret ligjore mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania
Finalizoni aplikimin tuaj brenda ditës së sotme.
APLIKO KËTU:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…