Health & Beauty

Sfida “6-6-6” e ecjes, pse duhet ta provoni?!

Sfida “6-6-6” përfshin një ecje 60-minutëshe në orën 6 të mëngjesit ose 6 të pasdites, plus 6 minuta për nxehje dhe 6 minuta për qetësim. Pasi tendenca e famshme 12-3-30 (ecja në tokë të pjerrët 12% për 30 minuta me shpejtësi 4.8 km/h) mori vëmendje të madhe, sfida “6-6-6” vjen si një alternativë më e lehtë dhe më e përshtatshme për këdo që dëshiron një formë të thjeshtë ushtrimi. Kjo sfidë mund të bëhet në një park apo shteg natyror, në një pistë të mbyllur, në një hapësirë të lirë jashtë zyrës suaj dhe madje në shtëpinë tuaj.

Mund ta kombinoni me ndonjë aktivitet tjetër si dëgjimi i muzikës, ndjekja e një podcast-i, ose shikimi i një seriali. A ndihmon në humbjen e peshës? Nëse e bëni rregullisht dhe kombinoni me një dietë të ekuilibruar, ecja e përditshme mund të kontribuojë në humbjen e peshës. Megjithatë, rezultatet ndryshojnë nga personi në person dhe nuk duhet ta prisni si një metodë të shpejtë për ndryshime drastike. Në përgjithësi, humbja e 0.5-1 kg në javë është një ritëm i shëndetshëm, ndaj qëndrueshmëria është çelësi.