Sfida e mosreagimeve vazhdon ende në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA4”. Gerta Gixhari ka përjetuar një moment të vështirë, kur ka parë nga ekrani fëmijët e saj duke luajtur jashtë oborrit të shtëpisë. Ndërsa emocionet e saj u përplasën, pasi ka muaj që nuk i ka parë dhe takuar, Gerta filloi të qante dhe tha ndër të tjera:
Pse ma bëni këtë? Pse nuk i përqafoj dot…
Ky moment prekës ka theksuar edhe më shumë vështirësitë e përballjes me emocionet dhe distancimin nga familja, një sfidë e madhe për të gjithë banorët që janë pjesë e programit.