Showbiz

Sfida më e re në Instagram, edhe të famshmit po krahasojnë veten me 10 vite më parë

Duket se nuk kanë fund sfidat dhe trendet që bëhen menjëherë virale në rrjetet sociale. Që pas “In My Feelings Challenge”, erdhi dhe ajo më e rrezikshmja e “Bid Box Challenge” por së fundmi ato janë thjeshtëzuar.

Sfida më e re në rrjet përkon me postimin paralel të dy fotove, në njërën anë imazhi yt 10 vite më i ri ndërsa në tjetrin imazhi aktual duke bërë kaq të qartë ndryshimin.

Kjo sfidë përveçse po luhet nga të gjithë gjithashtu është përqafuar edhe personazhe të famshëm të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë foto të rinisë së tyre duke e krahasuar veten se si duken tani.

Ndër to janë Reese Witherspoon, Nicki Minaj, NeYo, Ellen DeGeneres, Luke Evans ndërsa Snoop Dog është i vetmi që ka shfaqur irritimin e tij kundrejt kësaj sfide.