Në projekt-buxhetin e vitit 2026 buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje të vogël prej 20 milionë eurosh. Të njëjtën rritje ka edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila do të këtë për vitin 2026 një buxhet prej 770 milionë eurosh.
Ministria e Mbrojtjes ka rritjen më të madhe të buxhetit, me plot 100 milionë euro më shumë. Për vitin 2026 do të marrë 589 milionë euro, nga 487 milionë euro që kishte në vitin 2025.
“Prioritetet 2026-2028: Ministria e Mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura (FA), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, angazhimeve të fa në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë FA. Me këtë buxhet, Ministria e Mbrojtjes synon: * Modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së FA duke zhvilluar kapacitetet e FA në përputhje me planin afatgjatë të zhvillimit; vijuar pajisjen e forcave tokësore me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në NATO; zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe ushtarake; modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike. Vijimin e pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s duke rritur nivelin e angazhimit të FA, në operacionet e aleancës dhe pjesëmarrjen në misionet e iniciativat e reja që nato mund të ndërmarrë. Zhvillimin dhe mbajtja në gatishmëri të kapaciteteve të fa për operacione të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacione në përgjigje të krizave, si dhe kapacitetet për përballimin e emergjencave civile, dhënien e ndihmës vendeve të rajonit në rast emergjencash civile në kuadrin e NATO-s, OKB-së dhe BE-së. Lartësimin e figurës dhe integritetit të ushtarakut, nëpërmjet zhvillimit të politikave të nevojshme në fushën e personelit, promovimit në karrierë, trajtimit të ushtarakut, rritjes së transparencës, llogaridhënies, si dhe eliminimin e korrupsionit në forcat e armatosura”, thuhet në relacion.
Nga ministritë ka një rritje edhe Ministria e Bujqësisë, e cila do të marrë 162 milionë euro, 14 milionë euro më shumë se në vitin 2025. Më pak lekë për Presidencën (5.9 milionë euro nga 6 që kishte vjet) dhe Kuvendin (19 milionë euro nga 20 qe kishte, Kryeministrisë i rritet buxheti me 3.4 milionë euro (Merr 12.5 milionë euro, nga 9 që kishte vitin a kaluar.