Celebrities Gossip Showbiz

Shakira shihet në shoqërinë e aktorit të famshëm, romancë të re?

Shakira është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi është parë në Los Angeles në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo, duke nxitur menjëherë spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Sipas fotografive të publikuara nga media amerikane dhe platforma DeuxMoi, këngëtarja kolumbiane Shakira dhe aktori janë parë duke dalë së bashku nga hoteli luksoz Sunset Tower në Los Angeles.

Dëshmitarë të pranishëm kanë treguar se dyshja dukeshin shumë të relaksuar dhe në humor të mirë, ndërsa më vonë u larguan me të njëjtin automjet, ku Garcia-Rulfo ishte në timon.

Takimi ka ndodhur gjatë një pushimi të shkurtër nga turneu botëror i Shakirës, “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, pas dy koncerteve të suksesshme që artistja mbajti në Los Angeles javën e kaluar.

Ajo që i ka shtuar edhe më shumë dyshimet është fakti se në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Shakira dhe aktori shihen duke kërcyer së bashku në një restorant në Hollywood, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, Shakira kishte deklaruar në një intervistë se nuk është e përqendruar te një marrëdhënie e re romantike pas ndarjes së bujshme nga ish-futbollisti Gerard Piqué, me të cilin ka dy djem.

Nga ana tjetër, edhe Garcia-Rulfo ka qenë pjesë e titujve të mediave këtë vit pas raportimeve për ndarjen nga partnerja e tij, Audrey McGraw.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi natyrën e raportit që kanë, paraqitjet e përbashkëta dhe momentet e kapura nga kamerat kanë mjaftuar për të ndezur aludimet se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë se një miqësi.