Bota

SHBA, akuza spiunazhi për një shtetase ruse

Autoritetet amerikane paditën një shtetase ruse, e akuzuar se tentoi të kryente spiunazh për Moskën, ndërsa infiltrohej në grupe politike në Shtetet e Bashkuara. Maria Butina kishte krijuar lidhje të ngushta me Partinë Republikane duke u bërë mbështetëse e të drejtave për armët. Sipas FBI-së, detyra e 29-vjeçares ishte të shfrytëzonte lidhjet personale me shtetas amerikanë, me ndikim në politikë, për interesat e Rusisë.