Një shqiptar i cili jeton në Nju Jork u arrestua nga autoritetet amerikane me akuzën e terrorizmit. Sajmir Alimehmeti akuzohet se ka siguruar mbështetje materiale për ISIS-in. Dyshohet se 22-vjeçari rekrutonte të rinj, të cilët trajnoheshin për të luftuar në krah të Shtetit Islamik në Siri e Irak. Madje, me të dhëna të falsifikuara, i riu nga Shqipëria kërkonte të merrte pasaportë të re që t’i bënte më të lehta lëvizjet e tij.