Tarifat amerikane për importet e çelikut e të aluminit nga vendet e BE-së, si dhe nga Kanadaja e Meksika, po hasin në kundërshtime të forta. Të prekurit nga lëvizja e Administratës Trump paralajmërojnë kundërpërgjigje me të njëjtën monedhë, për një sërë produktesh. Krahas masave “hakmarrëse”, BE-ja do të bëjë ankesë dhe pranë Organizatës Botërore të Tregtisë.