SHBA i dhanë sot jetë vendimit për të aplikuar tarifa për importin e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja. Tarifat 25% për çelikun dhe 10% për aluminin do të fillojnë nga nesër. Masa, e zbuluar nga Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, do të ndikojë te disa aleatë kryesorë të Shteteve të Bashkuara në Evropë, të cilët kanë kërkuar që ky vendim të mos merrej nga administrata e Trump-it.