Falë presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë në vend të parë për numrin e të prekurve me Covid-19 dhe sigurisht kjo nuk është diçka për të cilën duhet të jenë krenarë.
Kreu i shtetit shprehu pak ditë më parë nëpërmjet një deklarate se distancimi social nuk shërben aspak për ndalinim e prekjes nga Koronavirusi. Ai theksoi se mijëra njerëz në Amerikë vdesin çdo vit nga gripi i zakonshëm dhe nuk mendon se marrja e masave ekstreme do të shërbejë në të mirë të popullit të tij.
Madje, ai nxiti kombin që t’i rikthehen punës pasi 3.3 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë. Në SHBA numri i viktimave nga Koronavirusi deri tani ka shkuar në 1300.