Sport

Shehi pas fitores ndaj Vllaznisë: Jemi në “valle” për play-out, kemi besim për ndeshjen e fundit!

Orges Shehi ka bërë një punë të mrekullueshme te Tirana e cila duket se do arrijë të shpëtojë nga rënia. Pas fitores kundër Vllaznisë, trajneri ia dha të gjitha meritat djemve dhe u shpreh se asgjë ska mbaruar dhe se kanë besim se do të fitojnë edhe ndeshjen e fundit.

“Ta them me sinqeritet, pa modesti, nuk është merita e imja por e djemve, kemi qenë në situatë të vështirë, dallohen njerëzit me karakter, ne si staf e kemi pasur të lehtë me këtë grup. Ne kemi marrë mskuimumin e pikëve, pavarësisht se edhe rialët tanë i kanë marrë. Pavarësisht se kemi marrë kaq pikë ende asgjë ska mbaruar, shkalla e vshtirësisë është e lartë, e ka bërë kampionatin shumë të vështirë, jemi në valle për play out.

LEXO EDHE: Hodo beson te kthesa e Teutës: Tani kemi një finale! Çfarë kaloi, kaloi!

Është e vërtetë që kërkuam të ishim agresivë për çdo top të dytë, tranzicion kërkuam të merrnim thellësi, ndryshuam edhe pozicionet e Haxhiut dhe Tabekut po ta vinit re, me zor të madh rikuperuam Xhixhën, e interpretuam dhe shënuam golin. Në disa raste nuk donim të zbrisnim poshtë, s’donim të lodhnim as Xhixhën as Alvarezin, ekipi përballë ishte cilësor, duke sakrifikuar fituam, mund ta na e kishin lehtësuar pak punën. Në pjesën e dytë donim të përfitonim nga gabimet e kundërshtarëve, por edhe të merrnim masat.

Unë mendoj që kemi stabilizuar disa gjëra, e kam thënë në fillim që unë jam trajner i i katërt, i kanë ndërruar disa. Na pret një ndeshje e vështirë javën e ardhshme, por kemi besim për shkak të vazhdimësisë, të karakterit , kemi personalitet, të kalojmë tani dhe të mendojmë për vitin tjeteër, por jo se ska mbaruar ende ky vit dhe pastaj do të mendojmë”, deklaroi Orges Shehi.

LEXO EDHE: E la Partizanin pa Final Four dhe Europë, Nevil Dede pas debutimit tek Egnatia: Me dy ditë punë…