Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 622-të. Sipas Wall Street Journal-it, presidenti amerikan Donald Trump iu është rrëfyer këshilltarëve të tij se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por gjithashtu se dëshiron të presë për të parë nëse Teherani vendos të heqë dorë nga programi bërthamor.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, “rënia e regjimit mund të ndodhë”. Një tjetër mbledhje e asaj që njihet si Situation Room u mbajt në Shtëpinë e Bardhë. Hakerë pro-izraelitë sulmuan televizionin shtetëror iranian, i cili për disa momente transmetoi pamje të protestave të ndryshme të grave që nxisnin popullsinë të dilte në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve.
Udhëheqësi Suprem iranian, Ali Khamenei u shfaq në një mesazh televiziv duke deklaruar:
Ne do t’i rezistojmë luftës, nuk do të dorëzohemi kurrë!
Teherani lëshoi raketa drejt Tel Avivit dhe goditi një spital, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar. Republika Islamike reagoi duke pretenduar se mjediset spitalore u goditën aksidentalisht e nuk ishin në shënjestër të sulmeve anti-izraelite. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur katër bombardues B-2 në një bazë në Oqeanin Indian. Janë avionë ushtarakë që mund të shkatërrojnë fortesat bërthamore të Iranit.
Reagoi Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara IAEA:
Nuk kemi thënë kurrë se Irani po ndërton një armë bërthamore, por nuk e mendon kështu Trump.
Për presidentin amerikan, kjo ishte e afërt dhe kanë mbetur vetëm disa javë nga konkretizimi, pra që Teherani të kishte bombën atomike. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim mbi situatën në Izrael dhe Iran të premten. Ndërkaq, Izraeli bombardoi reaktorin bërthamor të Arakut në Iran.