Aktualitet

Sherr me sende të forta në Lumin e Shalës, 2 të rinj të plagosur rëndë!

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në zonën turistike të Lumit të Shalës, me dy të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta. Sherri filloi rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërmjet një grupi të rinjsh shqiptarë, turistë në zonë e personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet biznesi atje.

Përplasja fizike shkaktoi panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues, çdo ditë. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit ndërsa dy te rinj mbetën të plagosur rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, ç’ka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

Në zonën në fjalë, nuk ka prani të përhershme të policisë, ndaj ngjarje të tilla nxjerrin në pah nevojën urgjente për patrullim, sidomos gjatë sezonit turistik.