Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.

Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve e të automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë-Shëngjin.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.
Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon i vranët ndërsa reshjet e shiut, prezente që prej orëve të para të ditës, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në veriperëndim e në jugperëndim, hera-herës, shirat janë me intensitet deri të lartë dhe në formën e shtrëngatave e të stuhive.
Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës, të herëpashershme e me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht, pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje e në zonën e Alpeve ka reshje bore me intensitet të ulët.
Era fryn me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek, me valëzim të lartë në dete, të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen në vlerat:
Shkodër
11/17
Re shi
Kukës
9/14
Re shi
Lezhë
12/17
Re shi
Dibër
8/12
Re shi
Durrës
11/19
Re shi
Tiranë
14/19
Re shi
Elbasan
15/20
Re shi
Berat
12/20
Re shi
Vlorë
16/20
Re shi
Korçë
7/16
Re shi
Gjirokastër
10/19
Re shi
Sarandë
14/17
Re shi