Aktualitet

Shqipëria nën “darën” e motit të keq!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon i vranët ndërsa reshjet e shiut, prezente që prej orëve të para të ditës, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në veriperëndim e në jugperëndim, hera-herës, shirat janë me intensitet deri të lartë dhe në formën e shtrëngatave e të stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës, të herëpashershme e me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht, pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje e në zonën e Alpeve ka reshje bore me intensitet të ulët.

Era fryn me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek, me valëzim të lartë në dete, të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/17
Re shi

Kukës
9/14
Re shi

Lezhë
12/17
Re shi

Dibër
8/12
Re shi

Durrës
11/19
Re shi

Tiranë
14/19
Re shi

Elbasan
15/20
Re shi

Berat
12/20
Re shi

Vlorë
16/20
Re shi

Korçë
7/16
Re shi

Gjirokastër
10/19
Re shi

Sarandë
14/17
Re shi