Shitet për këtë çmim meteori më i madh i Marsit në Tokë!

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në Tokë është shitur për 5.3 milionë dollarë, në ankand te një ofertues anonim. Meteoritët janë ato që mbeten kur një kometë, asteroid ose meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e Tokës. I zbuluar në nëntor 2023 në rajonin e largët Agadez të Nigerit, NËA 16788 është një “eksemplar monumental” që është rreth 70% më i madh se pjesa tjetër më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë në Tokë, sipas shtëpisë së ankandeve, Sotheby’s.

Meteori përbën rreth 7% të të gjithë materialit marsian të njohur në Tokë dhe është 70% më i madh se fragmenti i dytë më i madh i gjetur deri më sot. Testimet laboratorike kanë konfirmuar se ai ka përbërje identike me shkëmbinjtë marsianë të studiuar nga sonda “Viking” në vitin 1976. Është gjithashtu tepër e rrallë, sepse vetëm rreth 400 meteoritë marsiane janë gjetur ndonjëherë në Tokë. Sipas shkencëtarëve NWA 16788 është një zbulim me rëndësi të jashtëzakonshme, meteori më i madh marsian i gjetur ndonjëherë në Tokë dhe më i vlefshmi i këtij lloji i ofruar ndonjëherë në ankand.

Një ekip studiuesish ka zbuluar prova interesante që sugjerojnë se një mal në buzë të kraterit Jezero të Marsit mund të jetë një vullkan i fshehur prej kohësh. Ky zbulim mund të përmbajë njohuri kyçe mbi historinë vullkanike të planetit dhe potencialin për jetë në Mars. Me ndihmën e të dhënave nga roveri Perseverance i NASA-s dhe shumë orbitatorë të Marsit, shkencëtarët kanë sjellë prova bindëse se Jezero Mons mund të mos jetë thjesht një mal.

Marsi është një planet misterioz, me sipërfaqen e tij të shënuar nga kratere të gjera, kanione të thella dhe formacione gjeologjike të çuditshme. Midis këtyre karakteristikave, Krateri Jezero i ka intriguar gjithmonë shkencëtarët, kryesisht për shkak të potencialit të tij për të pasur dikur ujë. Studiuesit kishin dyshuar prej kohësh se maja e spikatur në buzë të kraterit Jezero Mons mund të jetë vullkanike, por provat përfundimtare kishin qenë të pakapshme.