Live From Tirana Love & Sex

Shkenda Lili: “Në botë tradhtojnë vetëm për një natë, në Shqipëri duan lidhje…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…

Si tradhtojnë njerëzit sot në vendin tonë dhe si ndryshon nga vendet jashtë?

Jo vetëm në Shqipëri, edhe në botë ekziston tradhtia, të paktën me sa kemi parë, kemi dëgjuar, kemi lexuar. Por është ndryshe. Edhe pse tradhtitë njësoj janë, atje është ndryshe. Nëse dikush do që të tradhtojë, mund të tradhtojë një natë dhe kaq, nuk të njeh dhe secili kthehet në familjen e tyre. Ndryshe nga ne. Ne duam të mbajmë lidhje.

Atëherë do të thotë se ndihen bosh, nëse kërkojnë të mbajnë lidhje mund të jetë se kërkojnë të plotësojnë të pjesë të shpirtit që nuk e gjejnë tek familjarët e tyre…

Mund të jetë edhe kjo. Mbase edhe martesat e hershme, që martohen të rinj, konsumohet ajo dashuria dhe kërkojnë diçka të re.