Nuk ndalen qytetarët nga vendet e treta, që përmes Shqipërisë synojnë të kalojnë në shtetet e Bashkimit Europian. Policia goditi një tjetër rast në Shkodër, ku arrestoi 4 personat e dyshuar që bënin transportin e 15 refugjatëve drejt kufirit me Malin e Zi. Blutë sekuestruan 4 automjete, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.