Qytetarët e Shkodrës marshim kundër krimit. Të mbledhur në pedonalen e qytetit, ata bënë thirrje kundër krimit dhe drogës. Me parulla “Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës”, marshimi qytetar, të cilit iu bashkuan edhe komunitetet fetare, vijoi paqësisht. Në dy muajt e fundit në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje dhe dy rrëmbime.