Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Tajlandën jugore është rritur në 145, tha zëdhënësi i qeverisë Siripong Angkasakulkiat.
Rreth një milion familje dhe më shumë se tre milionë njerëz u prekën nga shirat e rrëmbyeshëm që përmbytën 12 provinca jugore ditët e fundit, raportoi AP.
Autoritetet presin që niveli i lumenjve të bjerë nën nivelet kritike në të gjitha zonat deri në mbrëmje.
Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul shpalli më parë gjendje të jashtëzakonshme në Songkhla, duke vënë në dukje “ashpërsinë e paparë” të përmbytjeve që goditën edhe qytetin më të madh të Tajlandës jugore, Hat Yai.
Për shkak të mbingarkesës së Spitalit të Qytetit Hat Yai, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur tetë spitale të përkohshme fushore.
Njëzet nga pacientët më rëndë u transferuan me helikopter dhe furnizime shtesë me ushqim iu dorëzuan stafit mjekësor dhe pacientëve.