Aktualitet

Shkon në 33 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri

Shkon në 33 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. 24 orët e fundit u kryen 159 testime, që e çon në 457 totalin e tyre. Prej tyre, 8 qëndrojnë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe janë nga Tirana, Durrësi, Fieri e Rrogozhina. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 25 raste u vetëizoluan në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. Nga 33 raste pozitivë: 19 i përkasin Tiranës, 5 Durrësit, 4 Fierit, nga 2 Elbasanit e Rrogozhinës dhe një Lushnjes.  Mes të prekurve me koronavirus në Durrës ku pati një viktimë në spital, rezultoi pozitiv vetëm një mjek, i cili nuk ka simptoma dhe u vetëizolua. Autoritetet përsërisin thirrjet që qytetarët të respektojnë rregullat e reja e të qëndrojnë në shtëpi, që të kufizohet sa më shumë rreziku.