Gossip Showbiz

Shpat Kasapi qetëson sërish fansat pas incidentit në dasmën: “Jam mirë si …”

Pas zhurmës dhe spekulimeve që krijoi incidenti në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka dalë me një reagim publik për të qetësuar ndjekësit e tij.

Në një video të publikuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë dhe me humor, duke u siguruar fansave se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Jam mirë si molla

-tha Kasapi, duke konfirmuar se po vazhdon normalisht aktivitetet e tij pas ngjarjes.

Ky është reagimi i dytë i këngëtarit në rrjetet sociale që nga incidenti, ku ai përpiqet të shmangë keqkuptimet dhe panikun te publiku.