Gossip Showbiz

Shpërthen në lot Loredana, për çfarë e akuzoi Jozi?

Loredana Brati dhe Joz Marku vazhdojnë të kenë një raport të tensionuar dhe të mbushur me konflikte.

Diskutimet e ashpra mes tyre janë bërë të shpeshta, ku këngëtari ka hedhur akuza ndaj modeles, të cilat ajo nuk i ka pranuar.

Në një moment të nxehtë, Jozi ka akuzuar Loredanën si shkaktaren për gjithë ngjarjet që kanë ndodhur mes tyre, ndërkohë që ajo i është përgjigjur me fjalë të forta:

Ty nuk ta pret mendja çfarë kam bërë unë për ty. Vetëm me të keq po ma kthen, ditë për ditë. Je njeriu më i poshtër.

Përgjigja e Jozit ka qenë gjithashtu e ashpër:

Je ti, ti je shkaktarja. Kam jetën time, bëj çfarë të dua. Do e bëj timen siç e ndjej.

Situata mes dyshes është ende e tensionuar, dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet raporti i tyre në vazhdim të formatit “Big Brother VIP”.