Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë së kryeqytetit, dyshohet se një sasi e vogël eksplozivi u vendos pranë derës hyrëse të biznesit në pronësi të shtetasit Arbër Sinani. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në njoftimin zyrtar thuhet se “grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, të shënuar rreth orës 04:00.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.