Aktualitet

Berat, shpërthim eksplozivi në derën e një lokali!

Një sasi e vogël lënde plasëse shpërtheu mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit. Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale. Policia njofton se për shpërthimin rreth orës 04:00,  grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si edhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve. Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat.

Njoftimi zyrtar policor: 

Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S.F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.