Aktualitet

Shpërthim në afërsi të një spitali, një mjeti i vendoset lëndë plasëse!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një parkingu të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine në pronësi të një shtetaseje me inicialet M.K. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale. Vijon puna për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi policor: 

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M.K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.