Aktualitet

Shpërthim në Rrilë të Lezhës, eksplozivi në portën e një banese!

Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në mëngjes në Rrilë të Lezhës. Sipas njoftimit të policisë, eksplozivi ishte vendosur në portën e jashtme të banesës në pronësi të Tom Çungut, ku prej më shumë se 20 vitesh nuk jeton njeri. Raportohen vetëm dëme materiale.

Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se  20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Uniformat blu vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.