Health & Beauty Lifestyle

Shpesh ndihemi sikur jemi në luftë me veten, gjithçka rreth mitit të dopaminës!

Si qenie njerëzore, shpesh ndihemi sikur jemi në luftë me veten, duam atë që nuk mund ta kemi dhe kemi nevojë për atë që nuk e duam, bëhemi të varur nga gjëra të dëmshme dhe humbasim interesin për ato që na bëjnë mirë. Pse jemi kaq të çakorduar me trurin tonë? Një pjesë e madhe e përgjigjes lidhet me një neurotransmetues të veçantë, dopaminën.

Pikërisht dopamina është mjeti kryesor me të cilin trupi ynë na shtyn të kërkojmë “më shumë”. Shpesh tundimi është të mendojmë se jeta moderne është “e panatyrshme” dhe se na pengon të përjetojmë një lumturi parahistorike, të cilën paraardhësit tanë gjuetarë-mbledhës gjoja e kishin. Ata nuk kishin ushqime të përpunuara, nuk vuanin nga obeziteti, nuk kishin zyra, borxhe dhe për rrjedhojë, as stresin, xhelozinë apo varësitë e sotme.

Por ky vizion romantik nuk qëndron. Nuk dimë shumë për psikologjinë e tyre, por një gjë është e sigurt: ata ishin po aq të shqetësuar dhe të pakënaqur sa ne. Ne nuk jemi krijuar për t’u ndjerë të kënaqur me atë që kemi; jemi krijuar për të kërkuar më shumë. Për ta kuptuar këtë, duhet të shohim marrëdhënien mes korteksit cerebral dhe sistemit të shpërblimit, ku dopamina luan rolin kryesor. Korteksi cerebral është “makineria” jonë e të kuptuarit. Ai ndërton një model të realitetit dhe përpiqet ta përputhë atë me botën përreth ose, anasjelltas, ta përshtasë botën me pritshmëritë tona. Qëllimi i tij nuk është e vërteta absolute, por përputhja maksimale mes pritjes dhe përvojës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë procesesh ndodhin në trurin e njeriut gjatë përvetësimit të aftësive të reja motorike. Ata zbuluan se çlirimi i dopaminës është një faktor kyç në këtë proces, raporton The Jerusalem Post. Shkencëtarët përdorën teknika të avancuara për të çaktivizuar përkohësisht disa qeliza të trurit, duke i lejuar ato të studiohen më mirë. Studimi përfshiu një grup kontrolli minjsh, kokat e të cilëve u ngjitën në pajisje për 40 minuta dhe një grup eksperimental.