Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti vijon i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët kryesisht në qendër nga orët e mesditës, ndërsa zonat perëndimore dhe jugore, me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpashershme.
Reshje bore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet e larta malore.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa në zonat luginore dhe në bregdet, era pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/s me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
7/17
Re shi
Kukës
10/18
Re shi/borë
Lezhë
11/18
Re shi
Dibër
7/14
Re shi/borë
Durrës
12/19
Re shi
Tiranë
13/20
Re shi
Elbasan
8/18
Re shi
Berat
11/19
Re shi
Vlorë
12/20
Re shi
Korçë
7/13
Re shi/borë
Gjirokastër
9/16
Re shi
Sarandë
9/19
Re shi