Aktualitet Tech

Shqiptarët me 33 milion euro fitime nga rrjetet sociale!

Të prodhuarit përmbajtje për rrjetet sociale, si edhe realizimi i fitimeve prej tyre, tashmë është përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri. 33 milion euro u regjistruan vitin e kaluar në vendin tonë, sipas Administratës Tatimore që verifikoi shumën. Kjo përmes pagesave me bankat të individëve për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google, etj.

Sipërmarrësi digjital Arbër Kadija tregon mënyrat se si fitojnë këta individë të ardhura që arrijnë edhe vlera të kënaqshme.

Nëse flasim për tregun shqiptar, vlera e një konsumatori është e ulët ndërsa amerikani mund të shkoj deri në 50 cent, 1 dollarë. Një person që ka miliona shikime bëhet i vlefshëm për platformën, e cila i jep një përqindje të fitimeve të veta. Mënyra tradicionale janë kontratat me bizneset lokale ose siç janë platformat Youtube, TikTok. Aktualisht, platforma që jep më shumë është Google dhe Youtube e jo TikTok-u. Një video në Youtube kur e shohin nga jashtë sjell shumë fitime.

Fitimet e shqiptarëve sipas ekspertëve të tregut, janë edhe më të larta pasi llogaritë e tyre nuk rezultojnë të regjistruara në Shqipëri.

Për të monetizuar dhe platformat e tjera më shumë i regjistrojnë jashtë se shikuesi shqiptar ka vlerë të ulët dhe llogaria jote shihet me një sy jo aq të favorshëm. Eshtë më shumë jashtë për ata që janë realisht të suksesshëm.

Por mbyllja e TikTok-ut, sa i ka dëmtuar këta individë në realizimin e fitimeve?

Besoj TikTok-u mund të dëmtojë 3-4% të krijuesve. Pjesa tjetër kanë formën tradicionale.

Deri më 1 prill, të gjithë individët të cilën kishin të ardhura mbi 1.2 milion lekë bruto, realizonin fitime dhe nga qiratë, por përfshirë edhe individët që përfitonin nga rrjetet sociale duhet t’i deklaronin deri më 1 prill 2025. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve njoftoi se rreth 143 mijë ju përgjigjen thirrjes./Top Channel