Rezidenca e reperit të njohur Macklemore në Seattle është bërë së fundmi skenë e një grabitjeje të frikshme.
Dy persona të dyshuar thuhet se kanë hyrë me forcë në shtëpinë e artistit në lagjen Capitol Hill gjatë natës së 7 qershorit, duke spërkatur me spraj dadon që ndodhej aty, ndërsa tre fëmijët e tij të vegjël flinin në dhomat e tyre.
Sipas raportit të policisë së ndarë me “PEOPLE”, dadoja lajmëroi urgjencën pak para orës 01:00 të mëngjesit, duke deklaruar se sulmuesit ishin futur brenda dhe kishin përdorur substancë irrituese ndaj saj. Ajo arriti të largohej, por fëmijët mbetën brenda shtëpisë në ato momente.
Në raport theksohet se banesa i përket një personi të njohur publikisht dhe se dadoja dyshon se sulmi mund të ketë qenë i motivuar politikisht.
“The Seattle Times” raportoi se adresa përputhet me të dhënat e Ben Haggerty, emri i vërtetë i Macklemore.
Këngëtari 41-vjeçar është baba i tre fëmijëve: Sloane (10), Colette (7) dhe Hugo (3.5). Kohët e fundit, ai është shprehur hapur në mbështetje të Palestinës, si në rrjetet sociale ashtu edhe në skenë, duke deklaruar:
Të ngresh zërin kundër një gjenocidi nuk duhet të kërkojë guxim.