Bota

Shtetet e Bashkuara shtojnë praninë ushtarake në veri-lindje të Sirisë

Shtetet e Bashkuara shtojnë praninë ushtarake në veri-lindje të Sirisë, pasi forca ruse kanë intensifikuar tensionet në këtë vend dhe javët e fundit janë shtuar përplasjet mes tyre. Përforcimet amerikane i dërgojnë Moskës sinjalin se duhet të shmangë aksionet e rrezikshme dhe provokuese në veri-lindje të territorit sirian. Trupat dhe mjetet shtesë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara u vendosën në një zonë ku koalicioni amerikan vepron me forcat kurde.