Shtyhen bisedimet e paqes për Afganistanin, të planifikuara për këtë fundjavë në Katar. Në Doha do të takoheshin përfaqësues të talebanëve me 250 politikanë e figura të shoqërisë civile afgane. Por, militantët kundërshtuan faktin se mes tyre kishte zyrtarë të Qeverisë, me të cilën refuzojnë të negociojnë. Bisedimet shihen si hapi i parë i rëndësishëm në dhënien fund të luftës rreth 18-vjeçare në Afganistan.