Nisur nga situata aktuale, sektori i vizave në ambasadën e Gjermanisë në Shqipëri do të jetë i mbyllur deri më 20 Mars. Selia diplomatike e Berlinit bën të ditur se aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen me email, sapo t’iu caktohet një orar i ri. Ambasada gjermane kërkon mirëkuptimin e qytetarëve. Një ditë më parë, njoftimi ishte që sektori i vizave të mbyllej sot, por u shty deri më 20 Mars.